Basha kritikon diplomacine e Rames oroditese per perceptimin nderkombetar te vendit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kritikoi diplomacinë që ka nisur të ndjekë kryeministri i ardhshëm Edi Rama. Ish-ministri i Jashtëm i demokratëve thotë se “Vendosja publike e një rendi të rëndësisë strategjike midis fqinjëve, është çoroditëse për perceptimin ndërkombëtar të vendit.
Kujdes!-shkruan kryetari i opozitës- Politika e jashtme dhe institucionet e sigurisë kombëtare në vendet demokratike, nuk janë instrumente të propagandës dhe kapitalit politik”.
Basha thotë se “Politika e jashtme dhe integrimi evropian i Shqipërisë duhet të udhëhiqen nga racionaliteti, maturia dhe vazhdimësia. Trajtimet emocionale, amatorizmi dhe etja për tu dukur janë të dëmshme për interesat e vendit.