E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce bllokohet ndarja e banesave sociale per te pastrehet

Ndërtimi i pallateve për të pastrehët e qytetit të Korçës përfundoi rreth dy vite më parë, por apartamentet vijojnë të jenë bosh. Shkak janë bërë investitorët, të cilët kërkojnë ndryshimin e kritereve për përfituesit e këtyre banesave.

Këto janë banesat sociale të ndërtuara për të pastrehët në Korçë.
Por apartamentet ende janë bosh.
Procesi është pezulluar për 96 familje pas investitorët kërkojnë ndryshimin e kritereve për përfitimin e tyre.

Familjeve të pastreha do tu duhet të fillojnë nga e para plotësimin e dosjeve të aplikimit, ndërsa pritet të miratohen kriteret e përfituesve.

Banka për Zhvillim e Këshilllit të Europës e cila financoi me 1 milion euro këtë projekt kërkoi që edhe bashkia e Korçës sikundër disa njësi të tjera vendore të standartizonte kriteret e përzgjedhjes së familjeve përfituese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›