Tirana gjithnjë e më e preferuar nga turistët
Interes në rritje i turistëve skandinavë
Turistët që vijnë në Shqipëri e kanë të pamundur të mos e kenë në axhendën e tyre kryeqytetin e Shqiptarëve. Afërdita Tafa, specialiste e drejtorisë së turizmit dhe promovimit të qytetit. Ajo shpjegon se Shqipëria mbetet një destinacion i preferuar për turistët falë edhe çmimeve mjaft konkurruese në rajon. Por Tafa më tej shpjegon se Tirana është një destinacion ku nuk shpenzohet shumë ditë, por mbetet një destinacion që turistët nuk e shmangin dot. Vetëm për muajin korrik rreth 500 turistë kanë kërkuar informacion pranë kësaj zyre, ndërsa këtu nuk përfshihen turistët që vijnë të organizuar me guida të paracaktuara dhe të shoqëruar. Ndryshe nga viti që kaloi, këtë vit tendenca në rritje për të vizituar Tiranën shihet nga vendet skandinave. Ndërsa interes më shumë kanë Shqipërinë e panjohur komuniste por edhe vendet e UNESCO-s. Ne dy kategori ndahen turistët ata që preferojnë malin dhe ata që preferojnë detin. Të dy këta lloj turistësh e kalojnë një ditë në Tiranë dhe pastaj zhvendosen për në destinacionin e paracaktuar. “Tiranën zakonisht nuk e shohin si një destinacion ku do shpenzojnë shumë ditë. Padyshim është një pikë ku ata do jenë në qoftë se vijnë në Shqipëri, Tiranën e shohin si një pikë që duhet shikuar sepse është kryeqyteti dhe ka çfarë të eksplorosh në të, ka Muzeun Historik Kombëtar, Galerinë Kombëtare të Arteve, që sipas tyre janë vlejnë të vizitohen. Por pastaj varet për çfarë kanë ardhur, disa janë të interesuar për vendet e UNESCO-s, Berat, Gjirokastër dhe Butrint, ka të tjerë që janë të interesuar për plazhet”- shpjegon më tej Tafa.
...