E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha kryebashkiak. Gjykata i verteton mandatin

Gjykata e Tiranes shpalli vertetimin e mandatit te Lulezim Bashes, si fitues te zgjedhjeve lokale te 8 majit dhe e njohu ate si kreun e ri te bashkise se kryeqytetit. Rreth ores 10:00 te paradites, tre perfaqesuesit ligjore te Lulezim Bashes u paraqiten ne seancen gjyqesore perpara gjyqtares, Elbana Lluri, ku kerkuan vertetimin e vendimit te KQZ-se qe e shpalli kandidatin e koalicionit “Aleanca per qytetarin”, Lulezim Basha, si fitues me 93 vota ndaj Edi Rames.

Avokatja Erinda Ballanca paraqiti para gjykates te gjitha vendimet e dhena nga KQZ-se dhe Kolegji Zgjedhor qe e shpallnin Bashen fitues te zgjedhjeve lokale, ashtu edhe vendimet e rrezimit te ankimimeve te bera nga PS si ne KQZ, ashtu edhe ne Kolegjin Zgjedhor.

Pas administrimit te provave te paraqitura ne seance, gjyqtarja u terhoq per shpalljen e vendimit.
Pak minuta me vone, gjykata e Tiranes  shpalli vendimin e formes se prere qe vertetoi mandatin si kryebashkiak te Lulezim Bashes te dhenen nga KQZ dhe te lene ne fuqi nga Kolegji Zgjedhor.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›