Roma e re. Blerja e lojtareve me te mire

Pronari i ri i Romës, Thomas R. DiBenedetto, ka prezantuar skuadrën e re dhe teknikun Luis Enrique, duke theksuar se objektivi i tij është ta bëjë Roma ekipin më të mirë të mundshëm". Konsorciumi i drejtuar nga DiBenedetto ka blerë 60% të aksioneve të klubit, ndërsa 40% zotërohen nga banka Italiane UniCredit.
"Do të bëjmë gjithcka kemi mundësi për të rritur të ardhurat, në mënyrë që të kemi financat për të blerë lojtarët më të mirë," ka deklaruar DiBenedetto.
Verdhekuqtë e mbyllën sezonin e fundit të Serisë A në vendin e 6, ndërsa nën drejtimin e 41-vjecarit Enrique, kërkojnë të ngjiten në majën e futbollit Italian.
Enrique ka ecur në gjurmën e Guardiolës, duke marrë drejtimin e Barcelonas B, pasi spanjolli lëvizi në krye të skuadrës blaugrana. "Jam optimist dhe nuk kam dyshime se Roma do të luajë një futboll ofensiv, dhe e ndjej se edhe lojtarët janë gati ta përqafojnë këtë mënyrë loje. Medias i pëlqen të më krahasojë me Guardiola, por unë jam larg nga cfarë ai përfaqëson" u shpreh Enrique.
Me ardhjen e Di Benedettos, AS Roma është bërë klubi i vetëm i Serisë A me pronar të huaj. Në fakt, investitorët e huaj nuk janë tërhequr nga kampionati italian, duke preferuar vitrinën angleze, ku stadiumet janë gjithnjë të mbushur dhe përfitimet nga marketingu të mëdha.
Eno Skarço