Vdesin dy persona. I ze korenti teksa pastronin puseten

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne hyrje te Komunes se Parisit ne kryeqytet. Dy persona kane humbur jeten pasi kane rene ne kontakt me rrymen elektrike ne nje nga pusetat e zones prane pallateve te banimit. Nga te dhenat e para behet me dije se njeri prej tyre Kozma Qerjako rreth 40- vjeç sapo ka hyre ne pusete ka rene ne kontakt me rrymen elektrike ndersa Refik Kryemadhi ne tentative per shpetimin e kolegut te tij ka humbur jeten pas kontaktit me viktimen.
Dy viktimat kanë qenë duke montuar një pompë uji, por lagështira dhe mos pajisja me materialet e duhura ka bërë që kontakti më rrymën të ishte fatal për ta. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca te komisariatit numer 2 ndersa po punohet per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.
Julian Kasapi