Basha kryebashkiak: “Qytetarët do të jenë të parët”

Fituesi i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, përshëndet të gjithë qytetarët, ndërsa bën betimin para tyre, se zëri i tyre do të dëgjohet gjithmonë.
“Gëzimi i ligjshëm që na ka pushtuar në këto çaste, është një gëzim i hapur dhe një gëzim i merituar. Është një gëzim i ligjshëm, sepse kemi marrë një fitore të ligjshme, nje fitore të ndershme dhe është një shprehje e vullnetit të qytetarëve të Tiranës.
Qytetarët e Tiranës që besuan me shumicë në programin tonë, në projektin tonë në Tiranën Europiane dhe mbajtën të gjithë seriozitetin tonë, për të vënë në punë këtë sipërmarrje të madhe, që Tirana ka kohë që e pret. Gëzimi i madh ka qënë një bashkëpudhëtarë i fushatës sonë, një gëzim i rëndësishëm, sepse i kishim hyrë një beteje të ndershme pë të mirën e këtij qyteti” deklaroi me tej Basha.
Mbështetës të shumtë të Partisë Demokratike e kanë pritur Lulzim Bashën në selinë blu, për të festuar fitoren, pas vendimit të dhënë nga Kolegji Zgjedhor. Kolegji Zgjedhor rrezoi sot paradite kerkese padinë e PS-së, per shpalljen të pavlefshëm te vendimit te KQZ-së, me te cilin fitues i gares per Tiranen u shpall kandidati demokrat Lulzim Basha me 93 vota ne avantazh.