Nisin festimet në selinë blu, pas vendimit të Kolegjit
Kanë filluar të vijnë militantët e parë të PD-së, për të festuar fitoren e vendosur tashmë për Lulzim Bashën.
Ndërkohë, atmosfera është entuziaste, ndërsa fishekzjarret janë gati për t`i ndezur, në momentin që do të vijë për të përshëndetur fituesi i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Më herët, gjatë ditës së sotme, Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste, në të cilën kërkohej pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së, që shpalli Lulzim Bashën fitues në kryeqytet, me 93 vota në avantazh ndaj Edi Ramës.