Falsifikonin pasaportat biometrike
Dy punonjësit e kompanisë “Aleat”, Relis Mullai, 27 vjeç, dhe Armand Cenolli, 20 vjeç, prej disa kohësh përdornin pozicionin e tyre të punës për të ndërhyrë në të dhënat e shtetasve të ndryshëm të cilët aplikonin për të nxjerrë pasaportat biometrike.
Së bashku me dy të rinjtë në pranga janë vendosur edhe një pedagog i Fakultetit të Ekonomisë pranë Universitetit “Fan Noli”, Sytki Mullai, 56 vjeç, si dhe Artur Feto, 35 vjeç, të cilët luanin rolin e ndërmjetësve kundrejt shumave 5 mijë – 7 mijë euro.
Ndërkaq për të katërt këta persona janë ekzekutuar masat e sigurisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, “arrest me burg”.
Pasaportat me emra të ndryshuar ata i realizonin për persona me precedentë penalë në vendet e Shengenit ose për ata që ishin dëbuar.