Basha mbledh krerët e njësive, mungojnë të PS-së
TIRANË- Kryetari I Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka mbledhur sot në një takim kyetarët e minibashkive të kryeqytetit.
Në këtë takim vihet re mungesa e të zgjedhurve socialistë, pasi nuk janë të pranishëm katër kryetarë.
Në fjalën e tij, Basha duke bërë publik edhe njëherë përkushtimin ndaj qytetarëve dhe Tiranës ka kërkuar bashkëpunim.
Sipas tij, takime të tilla do të jenë peroidike, në funksion të mbarëvajtjes së punëve që janë për tu kryer në Tiranë.
Basha ka cilësuar si hap të parë të suksesit në punë, komunikimin me qytetarët, për të cilin ka porositur edhe të zgjedhurit e rinj të minibashkive.