Basha post me rëndësi në PD? Berisha: Dera e hapur

Në mbledhjen e pak ditëve më parë, Këshilli Kombëtar i partisë më të madhe në mazhorancë zgjodhi anëtarët e kryesisë si dhe kreun e forumit rinor të PD-së, por nuk janë zgjedhur figurat drejtuese siç është nënkryetari i partisë apo sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët e tjerë.
“Brenda PD-së ka pasur, ka dhe do të ketë gjithnjë debat të hapur dhe garë të garantuar. Sapo të mbyllen përfundimisht këto zgjedhje që është data 30 në mos gaboj dhe, sapo të rikthehen edhe njerëzit me pushime, sepse njerëzit janë me pushime sepse është kohë pushimesh, do të mblidhet kryesia, do të mblidhet sërish Këshilli Kombëtar dhe do të procedohet me të gjitha zgjedhjet e strukturave. Debate ka dhe duhet të ketë, është normale. PD është një parti demokratike, që do të thonë definicion i mendimit të lirë”, tha Berisha një ditë më parë.
I pyetur nëse Lulzim Basha do të jetë nënkryetari i PD-së, duke qenë se ishte më i votuari për anëtarin e kryesisë, kryeministri nuk pat një përgjigje direkte, po as mohuese. “Partia Demokratike është një parti e hapur dhe postet e saj, përfshi edhe postin e kryetarit, në Kongres, janë të hapur për të gjithë anëtarët e vet. Por, dua të jem i sinqertë me ju. Me sa po kuptoj unë, preokupimi më kryesor i kryetarit të Bashkisë janë qytetarët e Tiranës. Më thonë se ai dhe drekën e ha në zyrën e tij, pasi dëshiron që t’i përkushtohet tërësisht Tiranës. Por ai i ka të hapura të gjitha opsionet”, tha Berisha. /S.Lleshi/Start/
2011-07-29 10:02