E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha mbledh kryesinë e grupit parlamentar dhe drejtuesit politik të qarqeve

Opozita rikthehet në parlament dhe për demokratët janë orë deçizive mbi aksionin e tyre politik. Sot kreu i PD, Lulzim Basha, ka mbledhur Kryesinë e Grupit Parlamentar, në përbërje të së cilit janë kreu i grupit parlamentar, Alfred Rushaj, nënkryetarët Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi, zëdhënësja Oriola Pampuri dhe Sekretari i Grupit, Arbi Agalliu. Në mbledhje janë edhe drejtuesit politik të qarqeve. Kjo mbledhje vjen në një kohë kur nesër do të mbahet seanca e parë parlamentare e kësaj legjislature, e ndërsa për kampin opozitar, specifikisht për PD-në, ka një interes të madh, pasi pritet të mësohet edhe vendimi i Lulzim Bashës, lidhur me fatin e Sali Berishës, të shpallur tashmë ‘Non Grata’ nga SHBA. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›