E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha me fytyra të reja në takimin me Arvizu

Selami dhe Bogdani shoqërojnë Bashën në takimin me Arvizu

Selami-basha-300x200Në takimin e djeshëm me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, kryetari i PD-së, Lulzim Basha shoqërohej nga deputetët, Eduart Selami dhe Gerti Bogdani. Shoqëruesit e Bashës në takimet me përfaqësuesit e lartë, në një kohë kur ende nuk është zgjedhur, kryesia e re e Partisë Demokratike po zbardhin gjithmonë edhe më shumë emrat e të cilët në kryesinë e re, do të mbajë edhe postet përkatëse. Kështu emri i Eduart Selamit, po lakohet gjithmonë e më shumë në postin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në PD. Takimi i djeshëm ishte një hap më shumë drejt konfirmimit të tij në këtë post. Nga ana tjetër, edhe Gerti Bogdani i cili njihet si një mbështetës i Lulzim Bashës në kohën kur kandidonte për kreun e PD-së duket se do të jetë në garë për të marrë një post në kryesinë e re të demokratëve që do të zgjidhet në shtator. Ajo që ka rënë më tepër në sy, gjatë takimeve të para që Basha ka zhvilluar që pas zgjedhjes së tij në postin e kryetarit të PD-së ishte mungesa e emrave të njohur në PD, si Topalli, Bode apo edhe Olldashi. Në këtë mënyrë, Basha ka vendosur që PD tani e tutje të ketë një imazh të ri jo vetëm në godinë, por edhe në strukturat e saj drejtuese.

PD rikonstrukton tërësish SHQUP-in

Punimet e bëra nga Partia Demokratike deri më tani e kanë ndryshuar totalisht pamjen e ish-godinës Qendrore të Ushtrisë. E gjithë godina tashmë është lyer me ngjyrat e PD-së, ku jeshilja ja ka lënë vendin blusë. Në pjesën e jashtme të godinës është rikonstruktuar tashmë e gjithë lulishtja ndërsa është përforcuar gjithashtu edhe ndriçimi. Në pjesë e jashtme të godinës janë vendosur gjithashtu edhe katër flamuj, ai i PD-së, flamuri i Shqipërisë, i NATO-s dhe ai i Bashkimit Evropian. Ndërkohë në ambientet e brendshme ka përfunduar krijimi i zyrave dhe mobilimi i tyre. Megjithatë burime nga PD bëjnë të ditur se punimet do të vijojnë ende deri në përfundimin e plotë të tyre.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›