E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Arvizu inauguron selinë e re të PD-së

Basha distancohet nga sulmet e Topallit ndaj ambasadorit amerikan

basha-arvizuAmbasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ishte i pari personalitet i cili viziton selinë e re të Partisë Demokrate. Në këtë mënyrë, Arvizu inauguron selinë e re të kësaj partie, një mënyrë simbolike kjo e zgjedhur nga drejtuesit e rinj të PD-së. Dhe pse disa drejtues të lartë të PD, si Jozefina Topalli, Genc Pollo, etj, sulmuan me akuza të rënda ambasadorin amerikan. Me këtë lëvizje Basha ka treguar se ai nuk është pjesë e këtyre akuzave dhe se në mënyrë diplomatike ai distancohet nga ato.

Takimi

Rreth orës, 14:30 ambasadori amerikan mbërriti në ish-godinën e SHQUP-it, tashmë seli e PD-së ku u prit nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas përfundimit të takimi, ambasadori Arvizu tha si i ka ndjekur debatet e zhvilluara në lidhje me godinën e SHQUP, ndërsa nënvizoi se SHBA nuk mban asnjë qëndrim për këtë çështje. Dëshiroj të vlerësojë vendndodhjen ku u takuam sot (dje). Çështja e kësaj prone ka qenë subjekt i polemikave të ndryshme. SHBA-të nuk marrin anësi për sa i përket kësaj, por ajo që ne mund tu këshillojmë është përmbajtja e shtetit ligjor dhe objektiviteti, tha ambasadori Arvizu. Kreu i prezencës së SHBA-ve në vendin tonë tha se takimi me kreun e demokratëve, Basha ishte parashikuar të zhvillohej më shpejt. Ky takim ishte parashikuar të zhvillohej më herët dhe ishte menduar të takoheshim në selinë blu. Më pas u njoftuam që Partia Demokratike kishte lëvizur këtu dhe ishte i gatshëm të na priste dhe kjo shpjegon arsyen pse ndodhemi këtu sot, sqaroi ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.

Basha

Nga ana e tij, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se siguroi ambasadorin amerikan për një opozitë të fortë, moderne në mbrojtje të interesit publik. Ky është takimi im i parë me të në detyrën time si kryetar i Partisë Demokratike dhe me këtë rast shkëmbyem pikëpamjet tona mbi një sërë çështjesh që nga procesi zgjedhor i 23 Qershorit, perspektiva e Partisë Demokratike mbi të ardhmen e vendit dhe çështje të rëndësishme të integrimit Europian dhe bashkëpunimit Euro-Atlantik si dhe roli i Partisë Demokratike si një opozitë e forte ballore, krijuese dhe moderne në mbrojtje të interesit publik, në mbrojtje të interesit të qytetarëve Shqiptarë”, u shpreh Lulzim Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›