Basha me përfaqësues të Biznesit në Durrës, premton ulje të çmimit të energjisë dhe të taksave

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot me përfaqësues të Biznesit në Durrës. Kreu i PD-së Basha tha se në rast fitoreje në zgjedhje do të ulë çmimin e energjisë elektrike si edhe taksat.”Shoqëria nuk ecën përpara nëse gjithsecili nuk bën punën e vet. Ka tetë vite që qeveria nuk bën detyrën, siç ka ngec linja jote ka ngecur dhe ekonomia shqiptare. Përveç disa ortakëve të Ramës që nuk kanë falimentuar por janë sheikë, e hanë në restorantet e sheikëve. Doli dje nga injoranca, ose nuk e di dhe tha që bursa funksionon. Faturën e korrupsionit të Ramës e paguan ti, sepse ke kosto të tjera. E para është vënia reale në punë e energjisë. Do bëj gjërat që bën Maqedonia e Veriut për biznesin. Ti e bën detyrën tënde, këtë duhet të bëjë dhe shteti. Kryeministri dhe një grusht pushtetarësh janë bërë ortakë me një grup oligarkësh. Kjo zgjidhet fare thjesht duke pasur një qeveri që merr qeveritë e veta. Në raport me energjinë është liberalizimi i tregut. Është turp që në 2021 biznese si i yti kanë gjenerator. Pas 25 prillit iu garantoj që do të jetë një qeveri në krahun tuaj”, premtoi lideri demokrat.