Basha merr fjalën në Kuvend: E vërteta është e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka marrë fjalën në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së mes ovacioneve duke thënë se është koha e disa të vërtetave të mëdha që nuk janë thënë deri tani. “Vëllezër dhe motra nuk kemi ardhur këtu për t’i rrahur shpatullat kryetarit. Jemi mbledhur për të thënë të vërteta që kemi kohë pa i shqiptuar, por vetëm i kemi belbëzuar. Sot jemi mbledhur në emër të së vërtetës, sepse e vërteta është e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë. Dua tu them të gjithë demokratëve se thelbi i asaj që zgjedhim sot do të jetë përcaktues për Shqipërinë e të nesërmes. S’ka në radhët tona njerëz që na turpërojnë. njerëz që kanë lidhje me diktaturën” tha Basha, duke u shprehur hapur kundër ish kreut dhe kryeministrit të PD Sali Berisha.
“Nuk do të lejojmë në PD, elementë nga bota e errët, e atyre që sfidojnë, gjë që nënkupton nënshtrimin e demokracisë. E di që kjo është një sfidë e madhe, do të rritemi me këtë besim, pasi vetëm kështu Shqiptarët do të na besojnë. Kjo është sfida sot. Kjo nuk është një histori e re e PD por avancim, ne propozuam vettingun për politikantë. Kemi përpara një sfidë të re, ti bindim shqiptarët që ne bëjmë, duke lënë jashtë partisë persona që sfidojnë SHBA. Ne ofrojmë propgram me siguri, Shqipëria sot vuan nga mungesa e lirisë ekonomike. Mungesa e lirisë ekonomike varros qindra mijëra ëndrra, i heq vendit mundësi, i lë në treg interesat e një personi. Askush nuk do t’ju pengojë të zhvilloni ëndrrën tuaj vetëm sepse nuk keni nr e kryeministrit tuaj, unë do të jem aty për t’ju siguruar se askush nuk do t’ju prekë ëndrrat tuaja“, tha kreu i PD Lulzim Basha.
Ai sulmoi ashpër ish kreun e PD Sali Berisha për ndërhyrje në drejtimin e PD. “Nuk do të lejojmë në strukturat drejtuese të PD, njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë, devijime populiste dhe nacionalizma të verbër që synojnë destabilizim të rajonit dhe krijojnë pasiguri për të ardhmen e Shqipërisë. PD duhet të jetë garancia e shqiptarve që do të jetojnë në një vend me sytë mendjen dhe trupin në Perëndim. Si do tëj jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër.” tha Basha në fjalën e tij.