E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha voton kundër Bashës: Referendumi i parë në histori, anëtarësia do të shkarkojë kryetarin!

Ish kryetari i PD-së, Sali Berisha  është shprehur se sot është një ditë e shënuar për demokratët dhe për votën e lirë. Deklaratën e tij ai e bëri pas votimit në Referendumin e inicuar prej tij në PD për shkarkimin e kreut të saj Lulzim Basha. “Për herë të parë në histori është anëtarësia që vendos për shkarkimin e Lulzim Bravës, nga ajo detyrë që siç dëshmoi nuk e ka merituar ndonjëherë, ky është një kapitull i ri në rrugën e rithemelimin e PD-së dhe pluralizmit politik shqiptar. Ky është një ark madhor që ka dridhur themelët e narko shtetit” tha Berisha. “Shikoni ngadhëngjimin e  opozitës së vërtetë, që ka sjellë entuziazëm dhe shpresë të madhe në rini dhe në të gjithë shtresat e tjera të popullsisë në Shqipëri. Shikoni krahun tjetër sesi po shëmtohet çdo ditë  e më shumë me aktet e veta me ato që bën Lulzim Brava që e merr nga skenarët e kreut të Meduzës, që do të kenë të njëjtin fat tha Berisha. Ai tha se ka një angazhim maksimal të anëtarësisë dhe se pas dite Basha do marri vendimin e merituar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›