E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha ndez dritat e pemës së Vitit të Ri, i shoqëruar nga gruaja dhe vajza

Share

Fotot hidhen në faqen në Facebook të Bashës, por nisin menjëherë komentet negative për Bashën. Pas pak minutash, të gjitha komentet fshihen me shpejtësi

(E PERDITESUAR)- Lulzim Basha ka ndezur sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Pema prej 14 metrash është vendosur në sheshin Skënderbej.

Bashkia është kujdesur të njoftojë se bashkë me Bashën ishte dhe e shoqja, Aurela, dhe e bija, Dafina. Megjithëse Bashkia ka nisur shumë foto nga aktiviteti, nuk ka sjellë asnjë foto ku të shfaqet e bija me të shoqen hollandeze. Sot ne ndezim bredhin festive të fundvitit dhe dritat në rrugët kryesore të qytetit tonë sepse po vjen Viti i Ri. Festat e fundvitit na bashkojnë ne të gjithëve çdo vit. Edhe këtë vit, ne në qytetin e Tiranës do të zhvillojmë shumë aktivitete që çdo fëmijë ta ndiejë sado pak përpjekjen modeste të Bashkisë së Tiranës, qytetit të Tiranës, qytetarëve të Tiranës, për të pasur festa sa më të lumtura. Ne kemi një program festiv të cilin e nisim sot, me ndezjen e dritave të të gjithë dekoreve në sheshin kryesor e në bulevard dhe në shumë rrugë të tjera. Do të kemi koncerte të vogla e të mëdha, do të kemi shumë babagjyshër të Vitit të Ri, të cilët do të shpërndajnë dhurata anë e mbanë kopshteve e çerdheve dhe shkollave të qytetit tonë për të gjithë fëmijët. Për të gjithë të rriturit kemi organizuar aktivitete të tjera artistike social kulturore që fryma e festave të fundvitit të ndihet anë e mbanë qytetit tonë. Do të fillojmë sot por do ta vazhdojmë gjatë gjithë muajit. Do tu urojmë të gjithë vogëlushëve të Tiranës, qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve anë e mbanë Shqipërisë, Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, tha Basha.

Ndërkohë që në njoftimin e Bashkisë është dhënë edhe linku për të klikuar tek fotot dhe njoftimi në faqen në Facebook të Lulzim Bashës. Por sapo është hedhur njoftimi, njerëzit kanë nisur të komentojnë duke thënë se si mund të festohet me barkun bosh, dikush e pyet Bashën si i bëhet për punë, një tjetër i thotë se nuk është një çudi se Tirana është zbukuruar, kurse një vajzë shkruan se nuk ka kuptim të festosh kur ke shpresë. Por menjëherë këto komente janë shuar dhe në vend të tyre janë lënë komentet e atyre që vlerësojnë Bashën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›