E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapen 310 kg mariuanë, pranga 4 shqiptarëve

Gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia italiane në fshatrat e Acquavivas, është  shkatërruar një bandë me narkotrafikantë shqiptarë.

Bëhet fjalë për 310 kg mariuanë, ndërsa ende nuk dihet destinacioni përkatës i lëndës narkotike.  Sipas policisë, të arrestuarit janë Raffaele Miccio, 41 vjeç, nga një provincë e Napolit, Ermion Xheka, 22 vjeç nga Durrësi, Orgest Verbofshi 27 vjeç sërisht nga Durrësi, Lulzim Murataj 25 vjeç, Xhovan Saraci 25 vjeç, tashmë i njohur nga forcat e policisë.

Hetimet do të kryhen nga karabinierët, në konsultim me Prokurorin Publik të Barit, për të kuptuar se nga erdhi e gjithë kjo ngarkesë e madhe, sikurse dhe për të sqaruar mbajtjen e dy armëve.

Karabinirët kishin vënë re një automjet dhe kanë ndërhyrë menjëherë pas dyshimeve se bëhej fjalë për një sasi të madhe droge e tipit mariuanë.

Sasia e mariunës e sekuestruar ka qenë e ndarë në 270 pako, e të fshehura në gomat e kamionit, i cili drejtohej nga një shtetas italian. Kamioni shoqërohej nga dy makina ku qëndronin shqiptarët, të cilët shoqëronin mallin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›