Na mbiu Argita në kopertina
Vajza e Berishës, Argita, mbeti duke dalë në kopertina revistash. Dikush duhet ti thotë se të jesh vajza e kryeministrit nuk është meritë, shkruhet në blogun e Mustafa Nanos, respublica.al. Në fakt i referohet faktit se së fundmi Argita ka dalë në kopertinën e revistës Psikologjia. Po përse ka dalë në kopertinë? Për të treguar se po merret vetëm me familjen dhe me mësimdhënien (?!). Ja si thuhet në tekstin e revistës: Prej dy vjetësh vajza e kryeministrit është nënë me kohë të plotë. Pothuaj e tëra në dispozicion të tri vajzave dhe djalit. Angazhimet profesionale i mban vetëm nëpërmjet mësimdhënies në fakultet… ndërsa shijon daljen nga shtypi të librit të parë.
Për më tepër kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që Argita del në kopertinën e revistës Psikologjia.
Argita ka qenë protagoniste në disa kopertina, e kjo jo falë pamjes së jashtme. Një revistë është hapur nga e shoqja e Lulzim Bashës me synimin për të nxjerrë në kopertina anëtaret e familjes, njëherë Liria, njëherë Sadija, njëherë Argita.
Revista, ky medium me shumë rëndësi në botë, në Shqipëri është katandisur si një fletushkë e ilustruar ky mund të dalin pushtetaret.

