Basha: Ëndrra jonë në rini ishte lëvizja e lirë

Rinia jonë ka qenë e kushtëzuar dhe ëndrra më e madhe për ne ka qenë lëvizja e lirë jo vetëm në botë, por edhe brenda vendit. Kështu ka rrëfyer kreu i Bashkisë së Tiranës në një intervistë të shkurtër, i ftuar nderi në pozicionin e një ish-nxënësi i gjimnazit “Sami Frasheri”, në aktivitetin e organizuar prej tyre “Talent Show”. Gjatë fjalës së tij Basha ka premtuar përfshirje të gjimnazistëve në projektet e Bashkisë, ku theksoi se është në krijim porti i tyre.
“Nuk ëndërronim për karrierë politike, mendonim më tepër për kopje dhe gjëra të tilla si këto. Koha kur kam qenë në maturë në “Sami Frasheri” përkon me një ngjarje e rëndësishme, si ajo e rrëzimit të murit të Berlinit, që shënoi kthesë në ndryshimet që pasuan më pas. Ëndrrat tona ishin të lëviznim të lirë jo vetëm në botë, por dhe brenda vendit. Gjërat kanë ndryshuar shumë, ndonëse ne ishim brez me fat ju jeni brez më me fat se ne. Bashkia do të përfshijë gjimnazistët në projektet e saj, do të organizojmë portin këshillimor me përfaqësues nga gjimnazistët”tha ai.
Qytetari i parë i Tiranës ka hapur dhe nismën e ndërmarrë nga ky gjimnaz, krijimin e këndit të personaliteteve me ish-nxënës të “Sami Frasheri” , ku u nderua me një cmim që iu dha nga vetë drejtoresha e shkollës.