Divjakë, motoçikletat përplasen me buallicën, 1 i vdekur 1 i plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri është shënuar mbrëmjen e sotme në Divjakë. Mësohet se dy motocikleta janë përplasur me një buallicë pranë pyllit të Divjakës, duke shkaktuar vdekjen e Artan Priftit, 42 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur Gentjan Xheka, 35 vjeç. I lënduari është dërguar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.