Basha në Gjirokastër: Do të anulojmë ligjin për arsimin e lartë

I pranishëm në Gjirokastër, kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim edhe me personalitetet e këtij qyteti. Gjatë bashkëbisedimit, Basha hodhi akuza në drejtim të qeverisë, ku tha se ka çuar në prag mbylljen e universiteteve. Sipas Bashës, asnjë politikë nga qeveria nuk e ka mbështetur arsimin e lart, ndërsa përsëriti se nëse PD do të vijë në pushtet, do të anulojë ligjin për arsimin e lartë.
“Anulimi i këtij ligji, hartimi i një ligji bazuar në standardet europiane dhe përvojat më të mira në bashkëpunim me pedagogët dhe studentët është një nga zotimet më të hershme dhe tani pjesë e planit dhe programit tonë”, tha Basha mes të tjerash.