Basha në Kukës, takon qytetarë dhe përfaqësues të biznesit të vogël

Në takimet me qytetarë dhe përfaqësues të biznesit të vogël nëKukës, Kryetari i PD-se Lulzim Basha prezantoi pjesë të programit ekonomik të Partisë Demokratike, që do të zbatohet ne rast fitoreje në zgjedhje. Basha tha se ulja e taksave dhe mbështetja e biznesit duke krijuar klimë miqësore për të, do të jenë prioritet i qeverisjes së ardhshme. “Rruga e vetme që t’i dilet përballë kësaj të keqes është paketa për familjet dhe bizneset, pasi rrezikohet faliment. Biznesi si ky i huaj, nëse ju largoheni, nuk është dikush që mund të nisë direkt, pasi do trajnim. Është gjendje e vështirë, por dua t’ju japë kurajo juve dhe zonjave në Kukës. Jeni shembull i punës, i inovacionit dhe kurajës. Na e mbushni zemrën me gëzim, pasi krenohemi me ju. Prioritet i asaj qeverise, i qeverisë së ardhme, i imi, është ndihma për familjet në nevojë dhe sipërmarrjet”tha Basha.