E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Të rinjtë s’kanë mundësi punësimi, ne do ta ndryshojmë këtë situatë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me punësimin e të rinjve. Basha publikon videon me historinë e vajzës nga Lezha duke u shprehur se  është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi për të gjetur punësim.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premton se situata do të ndryshojë për të rinjtë shqiptarë pas ardhjes së kësaj partie në pushtet.
“Është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi. Ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Ky vend i mrekullueshëm e ka potencialin të ofrojë gjithçka. Të rinjtë duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen. Na duhet vetëm të punojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë me mundësi për çdo shqiptar.”, shkruan Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›