PD dega Korçë: Sistemi shëndetsor në kaos

Nëpërmjet një deklarate për shtyp ,Partia Demokratike dega Korçë është shprehur se situata e krijuar nga pandemia , shifrat e larta të të prekurve e kanë çuar sistemin shëndertësor në kaos dhe sipas tyre nuk ka mundësi të ofrojë as nevojat bazike të të sëmurëve. Klara Bici zëdhënëse e Partisë Demokratike dega Korçë shprehet se situata në spitalin e korçës është mjaft e vështirë pasi kapacitetet e dhomave janë ezauruar.
Bici e ka përfunduar deklaratën me një akuzë ndaj qeverisë për tjetërsim të pasurive publike.