E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha në SHBA, fton investitorët në Tiranë

Kreu i Bashkisë fton investitorët amerikanë që të vijnë në kryeqytetin shqiptar për të investuar. Gjatë vizitës së tij në SHBA kryetari i Bashkisë realizoi takime me ndihmës Sekretarin e Departamentit Amerikan të Tregtisë për Europën dhe Azinë, Jau Burgess, me zv.Presidenten Ekzekutive të Korporatë së Investimeve Private Amerikane jashtë vendit, “OPIC”, Mimi Alemayehou si dhe Presidentin e Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff. Basha u prezantoi atyre mundësitë që ofron kryeqyteti shqiptar për të bërë biznes.
 

Presidenti i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff ofroi mbështetjen e këtij fondi.
Kreu i Bashkisë ndodhet në SHBA që prej disa ditësh, ku ka realizuar një sërë takimesh me personalitete të ndryshme.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›