Me borë edhe pesë ditë, moti ngrohet gjatë ditës
Edhe për 5 ditë të tjera reshjet e dëborës do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit. Më të dendura këto reshje do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore.
Meterologët parashikojnë mëngjese të ftohta dhe rritje të vogël të temperaturës përgjatë ditës. Ladja Porja, Meterologe e Metoalbit thotë se vetëm të mërkurën e ardhshme do të këtë përmirësim të situates, me rritje temperaturash 4 deri në 5 gradë.
Situata e paqëndrushme në vend do të vazhdojë deri në mesin e javës tjetër, ku meterologët parashikojnë nje rritje graduale të temperaturave.