E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha ne SHBA me Reekertakimi vetem ne korridor

Te tjera rreth shkrimit Basha i paftuar ne Washington TIRANE- Lulzim Basha gjate vizites ne SHBA ka zhvilluar disa takime jozyrtare me kryebashkiakun e Washingtonit si dhe ndihmes sekretarin amerikan te Shtetit Reeker. Takimet jane percjelle ne media si takime zyrtare por ne axhenden e kryebashkiakut dhe ndihmes sekretarit te Philip T. Reeker ne Departamentin Amerikan te Shtetit skane qene te planifikuara.

Kur dje eshte shperndare ne media lajmi se kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha eshte takuar me ndihmes sekretarin Philip T. Reeker ne Departamentin Amerikan te Shtetit ne Washington shumekush ka menduar se eshte nje takim i suksesshem. Por teksa eshte pare me me hollesi vihet re qarte se ky takim nuk ka qene ne axhenden zyrtare te ndihmessekretarit amerikan te shtetit duke e kompromentuar tere lajmin e emetuar me aq kujdes ne media.

Pavaresisht se lajmi shoqerohet me nje foto dhe pamje televizive ata ata qe njohin rregullat e DASH dhe funksionimin e sistemit te demokracise ne SHBA ku senatoret dorehiqen edhe per nje foto ne facebook Reeker nuk do te guxonte kurre ta bente kete takim zyrtar. Ish ambasadori ne Maqedoni dhe njohes i mire i Ballkanit e takoi Bashen por jo ne zyre. Pra ka qene nje takim jo zyrtar dhe qe nuk ka pasur asnje axhende te paracaktuar nderkohe qe hamendesimet mund te shkojne deri tek interesimi informal per qeverisjen ne vend per ngercin politik ne Shqiperi theksojme se Reeker pason ne kete post Kantrimen si dhe ne vecanti per ngjarjen e 21 janarit ku jane vrare kater demonstrues te opozites dhe ku SHBA eshte investuar permes FBI-se dhe ambasadorit te saj ne Tirane Arvizu per zbardhjen e saj.

Takimi i Bashes me zevendesin e zonjes Klinton nuk ka qene zyrtar. Per Lulzim Bashen nuk ka asnje ftese nga kryebashkiaku i Uashingtonit. Lajmin e ben te ditur vete zedhenesi i kryebashkiakut te Uashingtonit i cili ka folur per Balkan Insight. Zedhenesi Doxie Mcoy tha se nuk ka pasur nje ftese per Bashen megjithate kryebashkiaku Vincent Gray do e prese Bashen sic pret qytetaret e tjere. E meqe Basha ka shkuar ne Uashington per te treguar se si pret qytetaret ne zyre do i rezervohet nje pritje e tille. Nje takim i shkurter do te zhvillohet te marten. Nje banor i qytetit me origjine nga Shqiperia i kerkoi kryebashkiakut te prese ne nje vizite kortezie kryebashkiakun shqiptar dhe ai pranoi pasi shpesh zhvillon te tilla takime tha zedhenesi Mcoy. Balkan Insight thote se mediat pro-qeveritare ne Shqiperi pretendojne se Basha eshte ftuar ne Uashington nga homologu i tij. Zedhenesi i Bashkise se Tiranes nuk i tha dot Balkan Insight nese ishte nje vizite zyrtare apo jo. Balkan Insight thote se vizita te tilla ne SHBA shihen si shume te rendesishme per politikanet shqiptare. Agjencia permend rastin e Jozefina Topallit qe nxori ne media nje foto bashke me nje kongresmen te quajtur Bill Hanbury por me vone rezultoi se ai ishte thjeshte operatori turistik.

JA TAKIMET ZYRTARE E JO ZYRTARE NE SHBA
Deri me sot vizite shteterore te nje shtetari shqiptar ne Uashington ka bere vetem Sali Berisha ne 1995 kur ishte president dhe qe u prit nga presidenti Clinton. Nga ana tjeter vizitat me zyrtaret e larte te Uashingtonit gjithnje jane perdorur nga politikanet shqiptare por takimet e zyrtareve te tjere kane qene vizita me nje karakter tjeter. Por dhe ish-presidenti Meidani ka takuar Clinton ne shkurt te 98 kur ishte per vizite ne OKB. Pastaj Majko kur ishte kryeminister ka takuar Clinton kur ishte ne Uashington ne shkurt te 1999 kur merrej me Nev Vord telecom. Ne prill te 99 Meidani ka takuar Clinton kur ishte per 50 vjetorin e NATO u be nje mbledhje ne Uashington. Ne maj te 2001 Ilir Meta ishte per vizite ne Uashington per takime ne Banken Boterore dhe FMN dhe ka takuar Colin Pouell ate kohe sekretar shteti. Pastaj eshte pritur nga kryetari i Komisionit te Jashtem te Senatit Biden nga zevendespresidenti Cheney dhe Keshilltarja e sigurise Kombetare Rice dhe me pas u prit per rreth gjysme ore nga presidenti Bush. I fundit ka qene ish-kryeministri Fatos Nano i cili ka qene ne Uashington ne Mars te 2004 per nje takim rreth pranimit ne NATO ku eshte takuar me presidentin Bush bashke me dy Kryeministra te tjere.
Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›