Basha ne Vjene, raporton para OSBE-se
Shefi i diplomacise shqiptare, Lulzim Basha eshte ne Vjene per te raportuar progresin e Shqiperine ne Keshillin e Perhershem te OSBE-se. Ky organizem mblidhet nje here ne jave per te diskutuar mbi zhvillimin e 56 vendeve anetare ne OSBE. Ministri pritet te fokusohet ne progresin e Shqiperise drejt integrimit euroatlantik, marredheniet me OSBE-ne dhe angazhimet ne te ardhmen me kete organizate, duke perfshire dhe prezencen e OSBE-se ne Shqiperi. Debati per formatin e Prezences se OSBE ne Shqiperi ka filluar qe ne gusht te ketij viti, ku ne te u perfshine dhe Ministria e Jashtme dhe kryeministri Berisha. Te cilet kane qetesuar situaten, duke u shprehur per domosdoshmerine e ketij misioni ne Shqiperi. Ne Gusht, menjehere pas deklarates garantuese te kryeministrit Berisha edhe ministria e Jashtme ka reaguar ndaj deklaratave sipas te cilave, qeveria shqiptare ka kerkuar largimin e OSBE-se nga Shqiperia. Duke i konsideruar abuzive dhe te paverteta pretendimet e ngritura mbi kete ceshtje, Ministria e Puneve te Jashtme deklaroi se nuk eshte kerkuar asnjehere kufizimi i prezences se OSBE-se apo i rolit te saj ne lidhje me zgjedhjet. Nga ana tjeter Ministria e Jashtme ben te ditur se ka kerkuar perqendrimin e rolit te OSBE-se ne lidhje me sigurimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme si dhe reformen zgjedhore. Ministria e Jashtme i permbahet qendrimit se zgjedhjet e lira dhe te ndershme dhe reforma zgjedhore jane dhe mbeten fusha prioritare te bashkepunimit me OSBE-ne, ku ndihma dhe bashkepunimi i vazhdueshem i OSBE-se eshte dhe mbetet i pazevendesueshem. Pikerisht nje debat i tille pritet te jete per diskutim dhe ne kancelarite e OSBE ne Vjene, teksa shefi i diplomacise shqiptare, Basha pritet te argumentoje dhe propozimet e tij per riformatimin e Misionit te OSBE ne Shqiperi. S.P