E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lufte" mes 2 familjeve, shkak, spiunimi te greket

Devoll- Mes familjeve Dule dhe Sino, banues ne fshatin Miras te Devollit, duket se nuk do te kete ndonjehere paqe, pasi "lufta" mes tyre eshte ndezur rreth pese vjet me pare per ceshtje spiunlleku. Policia e Korces arrestoi dje 52 vjecarin ne kerkim Zamir Sino, pasi akuzohet se ka plagosur rende bashkefshatarin e tij Agim Dule, 45 vjec, duke e goditur fillimisht me makine dhe me pas disa here me thike ne trup.

Burime zyrtare thane se 52 vjecari nga Mirasi, figuronte ne listen e personave te shpallur ne kerkim qe prej nje viti, kur ndodhi edhe incidenti vetem pak metra larg banesave te dy familjeve. Hetuesit shpjeguan se gjate rrefimit te te dyshuarit, shkak eshte bere nje ceshtje banale. Sino akuzonte Dulen si spiun te agjenteve greke. Ai bente fajtor 45 vjecarin per arrestimin dhe me pas denimin e dy djemve te tij ne Greqi per trafik narkotikesh dhe klandestinesh, pese vite me pare. Dule nuk e kishte pranuar asnjehere akuzen e spiunllekut nga bashkefshatari i tij, megjithese kishte pranuar se kishte jetuar e punuar ne te njejten zone me dy te rinjte.

"Mes dy familjeve kane ndodhur disa here konflikte dhe konfrontime fizike, deri ne plagosje te shkalles se rende. Shkak eshte pikerisht arrestimi i dy djemve te Zamir Sinos ne Greqi dhe me pas denimi i tyre per trafik", thane burime zyrtare te policise se Korces diten e djeshme. Ngjarja me e rende ka ndodhur nje vit me pare ne qender te fshatit Miras. Pasi e kishte mbuluar me akuza nga me te rendat dhe fyerje, Sino dyshohet se me mjetin e tij ka tentuar ta shtyp Agim Dulen.

Pasi e ka goditur me makine, ai ka zbritur duke nxjerre nje thike qe e mbante me vete. E ka qelluar disa here ne trup dhe koke, duke i shkaktuar plage te renda. Dule perfundoi ne spital i pergjakur, ku dhe mori mjekimin, kurse 52 vjecari u shpall ne kerkim per akuzen e "vrasjes se mbetur ne tentative". Gjate deshmive te marra te demtuarit, eshte mesuar se shkak i ngjarjes ishin dyshimet e familjes Sino. Dule 45 vjecar nuk ka pranuar akuzat per spiunim te dy djemve te Zamirit tek policia greke.

Por sipas policise, edhe Dule eshte arrestuar kater vjet me pare per plagosjen e Sinos dhe u denua nga Gjykata e Korces me 3 vite burg. Shkak ishte bere keqtrajtimi nga familja Sino ndersa punonte ne aren e tij. Dhe keshtu hakmarrja me perleshje te perseritura ka marre udhe, derisa diten e djeshme eshte ndaluar edhe 52 vjecari i dyshuar.

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›