E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikonin ciftin, pranga dy fierakeve

Gjirokaster- Policia kufitare ka ndaluar ne doganen e Kakavijes dy fierake te dyshuar si trafikante te nje cifti qe tentonte te kalonte ne Greqi, kundrejt 1500 eurove per secilin. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare, ndersa aksioni eshte zhvilluar rreth ores 10:30 te mengjesit te djeshem. Te ndaluarit jane 26 vjecari Kovac Yzeiraj, banues ne fshatin Kreshpan dhe Kahreman Mecaj, 36 vjec, lindur dhe banues ne Fier, i denuar me pare. "Gruaja me inicialet M. XH, do kalonte kufirin me pasaporten e bashkeshortes se Kovac Yzeiraj, ndersa burri i saj do kalonte kufirin me dokumente te nje personi tjeter me ngjashmeri, te cilat i kishte siguruar Kahreman Mecaj", tha zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Pasi jane paraqitur ne Piken e Kalimit Kufitar Kakavije dhe kane dhene pasaportat per te marre vulen e daljes, ata jane ndaluar nga sherbimet e policise, pas dyshimeve ne saktesine e dokumenteve qe posedonin. "Cifti, ne rast te kalimit te kufirit dhe mberritjes ne destinacion, do te paguanin nga 1500 euro secili", thane burimet policore.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›