Merrni tabulatet e Ramës, bisedat në Whatsapp, aty janë, Kryemadhi flet për deklaratën e ambasadores Yuri Kim dhe pse nuk pati takim me Presidentin Meta

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me shqetësimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim për një marrëveshje të fshehtë për te vrare Reformën në Drejtësi.
Sipas Kryemadhit kjo marrëveshje është mes krimit dhe kryeministrit Edi Rama. Duke folur në emisionin Open, ka shtuar se kjo vërtetohet nga shpejtësia e reagimit të Ramës në lidhje me shqetësimin e Yuri Kim.
Më vjen mirë që ambasadorja po fillon të kuptojë realitetin. Kam kohë që kam thënë që ka një marrëveshje për ta shkatërruar. Kjo mjafton të shikojmë se çpo ndodh me sistemi në drejtësi. Ne bëjmë 4 vite që e kemi miratuar. Dhe ajo që bën përshtypje është se ne nuk kemi institucione të ngritura. Përballë sistemit të ri që është ngritur. Nxitimi me vrap i Kryeministrit për të shkruar ishte një justifikim. Por djajtë janë kriminelët. Ajo që të bën përshtypje është se kjo reformë është tentuar për të vrarë që në lindje. Është mazhoranca edhe pse ka pasur mundësinë e kapjes së institucione.
Kush bën listat e procesit të vettingut. Të marrin tabulatet e Whatsapp-it. dhe thirrjet me numrat grekë etj. Janë kontakte nga bota e krimit. Në janar të 2018 kemi paraqitur një dosje me amendamente. Por nuk u morën parasysh. Vonesat e ngritjes së institucioneve ka qenë shoqëria civile që nuk paraqiti kandidat përfaqësues. Mua më vjen shumë mirë që Ambasadorja po beson se ka një pakt mes Ramës dhe grupeve kriminale tha Monika Kryemadhi.
E pyetur se pse Presidenti, Ilir Meta nuk e ka pritur në takim ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, kryetarja e LSI është shprehur se nuk ka dijeni pasi nuk e ndjek axhendën e presidenti.
Nuk ndjek axhendën e Presidentit. Pavarësisht se jam bashkëshortja e tij. Ka qenë zoti Vasili që ndjek procesin e Reformës Zgjedhore. Nga informimi që patëm Basha ka pasur mandatin për të përfaqësuar opozitën në takimet me Presidentin. Ajo që do ndajë Shqipërinë nga tranzicioni kanë qenë 15 kushtet nga BE. Mbylljen e Reformës Zgjedhore dhe më pas me propozimet e tjera.
Nuk besoj te reforma në drejtësi, Kryemadhi: Reforma në drejtësi e kapur nga Rama dhe krimi organizuar, besoj se ambasadorja amerikane është e qartë
Kryemadhi: Unë nuk dua të hyj dhe të bëj analizën e dy statuseve të orëve të vona të dy ambasadorëve sepse nuk kam komunikuar. E dyta, unë në çdo moment mendoj se, jam e bindur që çdo informacion që ka Ambasadorja Amerikane ka të bëjë me kapjen e Reformës në Drejtësi nga qeveria dhe nga Z. Rama. Nuk besoj se ka ndonjë sylesh në Shqipëri dhe kudo që të thotë se Reformën në Drejtësi e ka kapur opozita, të jemi koshient në këtë gjë.
Gazetari: Yuri Kim thotë se reforma duhet të vazhdojë, edhe Ambasadori i BE-së thotë se duhet të vazhdojë.
Kryemadhi: Unë e shoh që të paktën nga ana e Presidentit sot u firmosën disa prokurorë të tjerë, pra që nuk ka qenë pengesa nga ne, as nga Presidenti dhe as nga opozita. Unë nuk jam fare kritike ndaj Reformës në Drejtësi por unë nuk e besoj atë.
Gazetari: Atëherë ju duhet ta thoni këtë sepse pikërisht këtu qëndron kontradita.
Kryemadhi: Unë e kam thënë e para fare, madje më thonin se përse e thua sepse ke frike nga reforma. Unë besoj që ambasadorët I kanë të gjitha mekanizmat për ta kontrolluar. Unë nuk e besoj fare Reformën në Drejtësi, të paktën unë si Monikë, personalisht. Tjetër gjë se çfarë duhet të them unë si parti politike sepse ne si parti politike i kemi dhënë 20 votat tona pa kushte në Parlamentin e kaluar, në korrikun e 2016. Kemi dhënë përsëri pa kushte votat tona për 8 ligjet, përsëri në gusht a shtator të 2016. Kështu që, si forcë politike nuk kam të drejtën ta them por si individ kam të drejtë ta them sepse ajo çfarë ka ndodhur me zbatimin e Reformës në Drejtësi është kriminale. Tani vijmë në një aspekt tjetër.
Vasili: Ju nuk mund ta mendoni ndryshe si individ, ndryshe si parti.
Kryemadhi: Ka një problem tjetër tani sepse si parti politike unë i kam dhënë votat me mirëbesim sepse mua më ka hyrë garant Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Tani, kjo që ndodh, ne kur kemi filluar dhe kemi votuar Reformën në Drejtësi, shteti shqiptar, populli shqiptar, qeveria shqiptar, parlamenti shqiptar ka patur vetëm 3 kushte nga BE për të filluar procesin e negociatave. Sot, Shqipëria, pasi ne kemi votuar, pra ne i votuam pa kushte të gjitha, i dhamë Shqipërisë një Reformë në Drejtësi, atë çfarë donin. Ne sot nuk kemi më 3 kushte por 15. Zaev dha dorëheqjen si Kryeministër sepse nuk i hapën negociatat për shkak të Edi Ramës, është kështu apo jo sepse nuk mund të themi se po gënjëjmë. Tani ajo që them unë është që, zonja në fjalë, që unë e përgëzoj që është bërë shumë vigjilente për të kuptuar që ka një marrëveshje për Reformën në Drejtësi dhe tani duhet të thotë se kush janë ata që kanë bërë marrëveshje për ta vrarë Reformën në Drejtësi. Unë në këndvështrimin tim, personal, pastaj e them edhe politik me atë çfarë ka ndodhur pas zgjedhjeve të 2017 që ëstë haptas dhe qartas përdorimi i parave të krimit dhe drogës. Qartas dhe haptas, me regjistrim nga prokuroria, pra me regjistrime zyrtare që në çdo vend të botës bie qeveria, bie presidenti, bie kancelari, bie ministri, bie kryetari i bashkisë. Pra, siç është 184 dhe 339, edhe sot e kësaj dite ne nuk kemi asnjë të akuzuar ose asnjë person përballë drejtësisë së re. Drejtësia shqiptare është përballë dy standardeve, përballë standardit të Shukriut, ish kryetarit të bashkisë së Peshkopisë që Edi Rama e shkarkoi dhe rastin e kryetarëve të bashkive të tjera që janë të përfshirë në procesin e 339-ës që jo vetëm se nuk janë shkarkuar por as nuk janë thirrur. Tani mund të më thoni se kush janë partnerët këtu? Këtu nuk ka, këtu është vetëm një partner, Edi Rama me bandat e krimit. Unë mendoj që sot, të flasim për këtë gjë është po prap një tymnajë përballë të gjithë atij problemi që kanë shqiptarët, cilat janë këto? Mbi 70 mijë shqiptarë kanë humbur vendet e punës, mijëra biznese kanë falimemntuar, ekonomi e dëmtuar, e shkatërruar, e rrënuar.