E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha nis ditën në lagjen e tij të vjetër, takime me qytetarë në degën 8

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit të tij të takimeve e ka nisur ditën sot në lagjen e tij të vjetër në Tiranë, tek lagjja 8.

“Një ditë të mbarë të gjithëve nga lagjja ime e vjetër, zemra e Tiranës!”, shkroi Basha në faqen e tij në Facebook.

Kryedemokrati është kthyer në politikën aktive pas zgjedhjeve të 14 majit dhe pas rizgjedhjes në krye të PD-së më 29 korrik.

Sipas Bashës, arsyeja pse ai bëri një hap pas vitin e kaluar është rruga që kalon përmes “politikës së vjetër të baltës, akuzave” dhe një debati publik që po e mban politikën në vendnumëro, pa sjellë ndryshim për njerëzit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›