E Martë, 3 Nëntor 2026

Humbi zgjedhjet/ Emri Vata: Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot me lekë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Kukës, Emri Vata i cili humbi në këto zgjedhje ka reaguar pas daljes së rezultatit ku fitues u shpall Albert Halilaj.

Përmes një publikimi në Facebook, kandidati Vata shkruan se “vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve”.

“Përsëritja e asaj që të gjithë bashkë e kemi parë me sy është e panevojshme. Dua të theksoj se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve”, shkruan Vata.

Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve është ndikuar pasi “patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve”.

“Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasur nevojë për dorëzanë.

Rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes.

Ne sot mbyllëm një fushatë, por jo misionin tonë që në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë të kthejmë zgjedhjet e lira”, thekson Vata në shkrimin e tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›