Basha pas vendimit te KQZ-se Do realizojme premtimet

Pas vendimit të KQZ-së, kreu i sapozgjedhur i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha nga selia e PD-së falenderoi të gjithë ata që treguan durim dhe maturi deri në fjalën e fundit të KQZ-së për garën e Tiranës.
"Çdo votë u numërua, dhe pritja për rezultatin final ia vlejti, sepse u garantua dëgjimi i zërit të çdo qytetari. Dhe tani që zëri juaj u dëgjua, jam i prekur dhe i përunjur që 95 qytetarë më shumë votuan që unë të jem Kryebashkiaku juaj i ardhshëm"-tha Basha.
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” theksoi se fitorja e tij ishte e ngushtë dhe për këtë arsye atij i duhet të presë me durim përfundimin e gjithë procesit, ndërkohë që premtoi se me ardhjen e tij në krye të detyrës do të bëjë të mundur realizimin e premtimeve që bëri gjatë fushatës elektorale.
"Unë e kam thënë që në fillim, se pavarësisht se cili do të jetë verdikti i qytetarëve, unë do ta pranoj atë. Unë besoj se zëri i çdo qytetari duhet dëgjuar, ndryshe mendon z.Rama. Së shpejti, procesi zgjedhor do të mbarojë dhe sakaq do të nisë menjëherë koha dhe beteja e vërtetë, për qeverisjen e qytetit. Ky do të jetë angazhimi im i vetëm. Të përvesh mëngët dhe të nis së bashku me ju punën e madhe që na pret, sepse “Ju jeni të parët, Tirana është e para”, nuk ishte dhe nuk është një slogan, por një bindje dhe një program i madh pune dhe djersë. Këto ishin zgjedhje me diferencë të ngushtë dhe procesi mund të zgjasë edhe pak. Unë jam i vendosur të pres me durim dhe qetësi deri në perfundimin e tij, dhe pastaj do të jetë detyra ime që të punoj për tu bashkuar të gjithë së bashku, si ata që votuan dhe ata që nuk votuan për mua, për të punuar për zgjidhjen e problemeve tona të përbashkëta"-theksoi ai.
Në fund të fjalës së tij, Basha bëri me dije se ka vlerësuar dhe zbatuar thirrjet e ndërkombëtarëve për të respektuar vendimin e institucioneve.
Erjon Ajazi
Azhornuar së fundi ( e diel , 26 qershor 2011 )