Sherbimi Social Pushime ne plazh per 240 jetime

240 jetimë do të përfitojnë këtë verë pushime në plazh. Shërbimi Social Shtetëror ka përfunduar programin e shpërndarjes së tyre. Ata do të pushojnë në plazhet, pranë qyteteve ku ata jetojnë. Specialisti për çështjet e jetimëve pranë këtij shërbimi, Gazment Zita, sqaron për Albanian Screen se këta fëmijë do të qëndrojnë nëpër kampe dhe do t’u garantohet shoqërimi me fëmijë të tjerë, me qëllim socilalizimin e tyre.
“Pjesa e institucioneve që janë në Shkodër sigurisht që frekuentojnë plazhin e Velipojës, ndërsa ata që janë në Durrës dhe Tiranë, sigurisht që do të frekuentojnë plazhin e Durrësit dhe ata që janë në Vlorë, atë të Vlorës sikurse dhe plazhi i Sarandës. Sigurisht që këto pushime do të pasurohen me aktivitete të ndryshme social-kulturore që fëmijët të shoqërizohen edhe me fëmijët e tjerë të komunitetit”-thotë Zita.
Nga korriku deri në fund të gushtit fëmijët jetimë do të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga 15 ditë pushime me grupime të vogla të ndara sipas grupmoshave.
Julia Bardhushi