Basha per lumin e Tiranes Do e kthej ne nje zone rekreative
TIRANE- Ne diten e nente te fushates se tij elektorale ne kryeqytet kandidati i PD-se Lulzim Basha ka folur per Lumin e Tiranes per te cilin tha se do ta kthente ne nje zone rekreative dhe ne nje mundesi ku arti mund te shkrihet me mjedisin.
Sot Lumi i Tiranes eshte nje katastrofe e vertete nga cdo pikepamje pamore e higjenes e ndotjes ekologjike. Por me projektin qe une kam ky koridor kthehet ne reakreativ me nje kaskade ujore e komplementuar me nje koridor transporti me unazen e madhe por ketu ne mes te koridorit te transportit pjesa me e rendesishme per mua eshte pjesa e koridorit reakrativ te lumit te Tiranes- shpjegoi Basha.
Komentet kandidati i mazhorances i beri gjate nje vizite ne ekspoziten e rreth 16 artisteve shqiptare ku thesksoi angazhimin e tij per ndertimin e galerise se metropolit ndersa kerkoi edhe bashkepunimin e artisteve.
Redaksia Online