E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizneset fason Pershendesim vendimin e qeverise per zero taksa doganore

Vendimi i qeverisë për të zeruar taksën doganore për fasonistët, është mirëpritur nga këto biznese.

Donika Mici, është drejtuesja e një biznesi që prodhon këpucë, të cilat importohen në vende të ndryshme të botës dhe ku janë të punësuar rreth 500 punëtorë.

Mici thekson se kjo taksë është e vlefshme për të gjitha produktet apo lëndët e para, që importohen nga vendet jo të Europës, si Kina, Turqia, etj, për të cilat iu duhet të paguajnë një taksë prej12,5 për qind.

Ajo thekson se tashmë biznesi me fason do të ketë një frymëmarrje më tepër.

Së fundmi, produktet e bizneseve që punojnë me fason kanë qëndruar në krye të listët se eksporteve, duke kontribuar maksimalisht në shtimin e të ardhurave në bilancin tregtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›