E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza Brukseli fshikullon Shqiperine

Brukseli fshikullon Shqipërinë për krizën e tejzgjatur politike dhe 21 janarin.

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Stabilizim-Asociimit do të diskutohet situata politike në Shqipëri, roli i Parlamentit, pavarësia e gjyqësorit, reforma në administratë dhe cështjet fiskale e ekonomike.

Por theksi do të vihet në tejzgjatjen e krizës politike, ngjarjet e 21 janarit dhe mbështetjen për hetimin e pavarur vetëm nga sistemi gjyqësor, duke kërkuar heqjen e pengesave direkte dhe indirekte ndaj saj nga politika.

Delegacioni i BE-së do të kërkojë gjithashtu funksionimin normal të Parlamentit dhe korrigjimin e ndryshimin me konsensusin edhe të opozitës të rregullores së Kuvendit, duke mos pranuar ndryshimet e dy muajve më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›