E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha pëson humbjen e parë si kryetar i PD, selia blu humbet në dy komuna

Deputeti Tom Doshi: Në vitin 2015 do e kthejmë PD-në në shoqatë

votimVetëm dy muaj pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit koalicioni i majtë rikonfirmon fitoren edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në datën 1 shtator. Kështu, kandidati i Partisë Socialiste në komunën Rrethina të qarkut Shkodër, Luan Harusha ka arritur të fitojë garën me rivalin e tij demokrat. Nga ana tjetër, edhe Genci Hamollari kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në komunën Dardhas të qarkut të Korçës ka fituar kundrejt rivalit të tij demokrat.

Rezultati

Në të dyja komunat procesi zgjedhor u zhvillua i qetë, ndërkohë që nuk u regjistruan probleme as gjatë numërimit të votave. Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm(djeshëm). Në komunën Dardhas të qarkut të Korçës kandidati, Gentjan Mustafa Pere ka marrë 412 vota kurse kandidati, Genci Hamollari ka marrë 1132 vota. Në komunën e rrethit të Shkodrës, Luan Halit Harusha ka marrë 4411 vota ndërsa kandidati, Ridvan Qazim Guri ka marrë 1402 vota, tha Drilona Hoxhaj zëdhënëse e KQZ-së. Këto zgjedhje ishin testi i parë i kryetarit të ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që nga koha kur ai u zgjodh në krye të PD-së. Nga ana tjetër edhe për koalicionin PS-LSI ky ishte testi i parë në nivel lokal që duket se kaloi me sukses.

Tom Doshi

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Tom Doshi komentoi fitoren e koalicionit të majtë në komunën Rrethina të qarkut Shkodër. Doshi tha se në zgjedhjet e vitit 2015 PS do të fitojë në të gjitha komunat dhe bashkitë ndërsa sipas tij PD do të kthehet në një shoqatë. Duhet të realizojmë investimet brenda këtij mandati. Në vitin 2015 duhet të mos bëjmë më premtime në komunën Rrethina, por fushata të jetë e kryer që sot. I garantoj popullit të Shkodrës se në vitin 2015 jo për mburrje, por do ta kthejmë Partinë Demokratike në një shoqatë, ndërsa fitorja do të jetë në gjitha komunat dhe bashkitë, tha Doshi. Kurse deputeti tjetër socialist, Erion Braçe, e quajti këtë humbjen e parë të Bashës. Mirëpo ky a nuk ishte veç fitues?! ironizoi Braçe.

Komuna Dardhas

-Genci Hamollari  LSI    1132 vota

-Gentjan Pere ka  PD     412 vota

 

Komuna Rrethina

-Luan Harusha     PS     4411 vota

-Ridvan Guri      PD     1402 vota

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›