E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selia e re e PD-së, zyrë edhe për ish-kryetarin Berisha

shqup2_0Kryeministri në detyrë, Sali Berisha do të ketë zyrën e tij në selinë e re të Partisë Demokratike. Sipas burimeve brenda Partisë Demokratike punimet po vazhdojnë intensivisht ndërkohë që paralelisht me rregullimin e zyrës së kryetarit Lulzim Basha po punohet edhe për zyrën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se në selinë e re të demokratëve do të kenë zyra edhe dy nënkryetarët e partisë, sekretarët, zyra e shtypit, stafi administrativ, etj. Që pas vendimit të qeverisë për kalimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në pronësi të partisë Demokratike ka nisur menjëherë puna për restaurimin e plotë të godinës. Punimet po zhvillohen në pjesën e brendshme por edhe jashtë saj. Kështu, godina ka marrë tashmë ngjyrën blu të PD-së ndërkohë që jashtë saj, janë rregulluar edhe ambientet e parkimit dhe ndriçimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›