Tiranë, vritet me armë zjarri një 33-vjeçar

Ngjarja ndodhi në rrugën “Shyqyri Ishmi”, prapa shkollës 9 vjeçare “1 Maji” ku ka humbur jetën shtetasi Sokol Sami Doçi, 33-vjeç, banues në Tiranë. Në vendngjarje shkuan menjëherë, Oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda,
Ekspert Kriminalist, të cilët bënë të mundur sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat. Për hetimin e kësaj ngjarje, aktualisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor, të cilët po kryejnë procedurat e marrjes në pyetje e veprimeve të tjera hetimore, me synim zbardhjen tërësisht të rrethanave të ngjarjes, motiveve si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Nga kryerja e veprimeve dhe nga këqyrja e vendngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 copë gëzhoja të kalibrit 7.65 mm. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme. /S.Ll/Start/
2011-07-29 09:44