E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha premton : Qeveria ime do të sjellë shpresë të re për të gjithë

Kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha vazhdon të premtojë se qeverisa e tij kur të vijë në pushtet, do të jetë krejt ndryshe nga ajo e kryeministrit socialist Edi Rama. Zoti Basha sjell sot në Facebook një video ku thotë se “Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Për familjet tuaja. Një qeveri që nuk e kalon gjithë kohën me politikë, por duke i dhënë ndihmë financiare çdo familje. Një qeveri që nuk merret me Instagramin gjithë ditën, por me mposhtjen e pandemisë. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për të gjithë” përfundon udhëheqësi i opozitës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›