Kryemadhi në Shkodër: Me Ramën shqiptarët ndjehen të zhgënjyer dhe të braktisur

Monika Kryemadhi kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, partia e dytë më e madhe e opozitës shqiptare, këmbëngul se Shqipëria dhe shqiptare nën regjimin sipas saj të Edi Ramës, ndjehen të braktisur dhe të zhgënjyer. “Unë jam socialiste në thelb, dhe kur e dëgjon dikush këtë në Shkodër, shikon me ilaritet. Socialist do të thotë njeri që të jep dorën, që bashkëpunon në komunitet e jo totalitarizëm. Që të kurohet sot një pacient nga covidi i duhen mbi 1 milionë lekë, për 1 rrogë minimale i duhen 5 muaj për të paguar shërimin e një të sëmuri” tha zonja Kryemadhi në takim me të rinjtë në Shkodër. “Kur një socialist prej 30 vitesh që ka sakrifikuar, ka dhënë votën për Edi Ramën, ndihet i zhgënjyer, si ndihet një qytetar tjetër. Me regjimin e Edi Ramës çdo qytetar që paguan taksa është kthyer në një skllav modern të rilindjes” tha kryetarja e LSI.