PD : Rama dil nga bota virtuale!

PD e opozitës ka reaguar me një deklaratë ironike dhe tallëse pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se mandatin e tretë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit e kërkonte për Shqipërinë dhe jo për vete. “Sikur të dilte pak fare nga bota e tij virtuale dhe ta shihte Shqipërinë me sytë e të varfërve, mjekëve, mësuesve, prindërve, nuk do të bëhej gazi i botës. Mos u habisni prej marrëzive që nxjerr nga goja! Do të dëgjoni pa fund nga këto deri më 25 Prill” shkruan PD në rrjetin social Facebook!