E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rusia dëbon diplomaten shqiptare

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të hënën se Jonida Drogu, në postin e Sekretares së Parë në Ambasadën shqiptare në Moskë, është shpallur person i padëshirueshëm. Diplomates shqiptare i është lënë 72 orë kohë për të lënë territorin rus. Ministria e Jashtme e Rusisë  njoftoi se vendimi iu bë i njohur ambasadorit të Shqipërisë, Arben Gazioni.
Ky akt konsiderohet përgjigje reciproke ndaj Shqipërisë e cila më 21 janar dëboi Sekretarin e Ambasadës ruse në Tiranë. Aleksei Krivoshev u dëbua me argumentin se ai shkelte në mënyrë të përsëritur masat anti-Covid të marra nga autoritetet shqiptare. “Veprimet e palës shqiptare i konsiderojmë provokim për pikë politike në kontekstin e fushatës zgjedhore në Shqipëri, dhe në vazhdën e lojës së saj me forcat antiruse të Perëndimit. Veprimet shkojnë përkundër marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve tona, madje nuk ndihmojnë të kapërcimin e ngërçit në çështjet dypalëshe,” deklaroi me këtë rast Ministria e Jashtme e Rusisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›