Basha pret dhe Arvizunë në zyrën e tij
Pasi i ka marrë ambasadorët me radhë, Lulzim Basha ka pritur edhe ambasadorin amerikan në zyrën e tij, Aleksandër Arvizu.
Basha ka ftuar pas marrjes së mandatit të kryebashiakut, pothuajse të gjithë ambasadorët e rëndësishëm në Tiranë, në zyrën e tij.
Basha dhe Arvizu kanë mbajtur një konferencë të shkurtër pas takimit, ku kanë thënë se kanë diskutuar për bashkëpunim mes ambasadës amerikane dhe Bashkisë së Tiranës.