E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paskal Milo: PS të shkëputet nga mentaliteti i PPSH

Kreu i PDS-së, Paskal Milo, e cilëson formal koalicionin opozitar, duke bërë përgjegjëse PS, e cila sipas tij vazhdon të ketë mentalitetin e Partisë së Punës dhe funksionon si parti-shtet.Duke folur për sesionin e ri parlamentar, Milo apelon që dy partitë të mos bllokojnë njëra-tjetrën për interesa partiakë, por të venë interesin kombëtar mbi gjithçka.
Zoti Milo, fillon një sesion i ri politik me nisjen e Parlamentit në ditët e para të shtatorit, ju si PDS, pjesë e koalicionit opozitar, çfarë prisni nga aleatët tuaj të PS, të cilët përfaqësohen në Parlament, por dhe nga opozita të tërësi pas zgjedhjeve të 8 majit?
Në çdo shtator ka një sesion të ri politik, për shkak të hapjes së sesionit të ri parlamentar, por ky sesion këtë herë vjen pas zgjedhjeve të 8 majit dhe rezultateve që u përftuan nga këto zgjedhje dhe ka një veçori, mbi të gjitha ky sesion i ri parlamentar do të ballafaqohet me një problematikë shumë të rëndësishme, që ende nuk po gjen zgjidhje në Shqipëri, siç janë reformat shumë të rëndësishme për vijimësinë e integrimit europian të Shqipërisë, që ka mbetur pezull dhe që rrezikojnë ta dënojnë Shqipërinë edhe këtë vit për të mos marrë statusin e vendit kandidat, është reforma zgjedhore e cila përsëri qëndron pezull dhe nuk ka vullnet politik për të kryer realisht një reformë të tillë, janë mjaft ligje të tjera të rëndësishme që po pengojnë në përgjithësi funksionimin normal të institucioneve. Mendoj se rreth këtyre çështjeve do të debatohet qoftë në Parlamentin shqiptar, qoftë edhe më gjerë, me qëllim që të gjenden rrugët sa më të përshtatshme në procesin e zhvillimit të institucioneve në Shqipëri dhe të integrimit europian të vendit.
E shihni Parlamentin në këtë sesion më shumë të bllokuar, të kushtëzuar apo në një seri reformash që pritet të kenë vullnet nga të dyja palët për tu realizuar?
Mendoj se deri tani dy partitë e mëdha politike kanë ecur me filozofinë e bllokimit reciprok për të penguar njëra-tjetrën, për interesa të tyre partiake. Këtej e tutje duhet të hiqet dorë përfundimisht nga një filozofi e tillë e gabuar. Për mendimin tim duhet të ndahen dy çështje themelore; E para çfarë ka në funksion të interesit kombëtar, nuk duhet të bëhet pjesë e luftës së egër dhe të paprincipë politike, por përkundrazi duhet të bashkohen dhe të miratojnë të gjitha reformat e domosdoshme. Këtë gjë e kërkon koha dhe të gjithë shqiptarët, e kërkon interesi kombëtar. Interesi politik që ka dominuar mbi interesin kombëtar deri tani, duhet të kalojë në plan të dytë dhe të bëhet pjesë e betejës rreth alternativave politike për zgjidhjen e problemeve dhe të halleve që kanë shqiptarët, në planin ekonomik, institucional etj. Nëse nuk do të ndahen interesat politikë të dy partive të mëdha nga interesi kombëtar, nëse ato nuk do të shihen veç e veç, por interesi politik i gjithsecilës parti do të identifikohet gabimisht me interesin kombëtar, atëherë përsëri në sesionin e ardhshëm parlamentar do të kemi atë mish-mash politik që kemi pasur deri tani.
Kolegu juaj, zoti Gjinushi, është shprehur se nuk mund të ketë dialog me zotin Berisha. Ndani dhe ju të njëjtin mendim?
Unë e njoh prej vitesh përqasjen e zotit Berisha ndaj Kryeministrit Berisha, ndaj kundërshtarit tonë politik shumëvjeçar. Por ka ardhur koha që të mendojmë jo me emocione dhe as të mos përcjellim përqasje dhe vlerësime të pamundura në ambientin politik shqiptar. Zoti Berisha është një realitet politik, na pëlqen apo nuk na pëlqen ne. Ai dhe partia e tij votohet nga një pjesë e madhe e shqiptarëve, duam apo nuk duam ne. Për rrjedhojë, ai imponohet si një alternativë politike në Shqipëri, të cilin opozita e do apo nuk e do është e detyruar ta marrë në konsideratë, aq më tepër që është në maxhorancë e në qeveri dhe, për rrjedhojë, do të ulesh për të biseduar, për të arritur kompromiset e domosdoshme pa të cilat nuk mund të bëhet politikë, qoftë në Parlament, qoftë dhe jashtë Parlamentit. Unë nuk mund ta kuptoj tani në këto momente që flasim se si mund të largohet nga pushteti një maxhorancë dhe një kryeministër, kur të gjitha rrugët u provuan këto 2 vjet që shkuan dhe rezultuan të pasuksesshme në objektivin e tyre madhor për të cilin u nisën. Pyetja shtrohet: Pasi kanë kaluar 2 vjet, a do të vazhdohet përsëri me të njëjtat taktika që u përdorën në luftën politike për të rrëzuar qeverinë e zotit Berisha? Unë nuk besoj që është e nevojshme që opozita tu kthehet të njëjtave instrumenteve të protestës apo të bllokimit politik. Opozita duhet të dëshmojë një filozofi të re dhe një qasje të re ndaj problemeve shqetësuese të shqiptarëve. Se si do ta bëjë këtë, është detyrë e saj dhe unë mendoj se ky është dhe problemi kryesor që ka opozita sot, të reflektojë seriozisht, të organizojë një kurs të ri politik, jo se e tha selia e Partisë Socialiste, por ky kurs të jetë gjithëpërfshirës, të tërheqë edhe mendimin e aktorëve të tjerë politikë opozitarë dhe jo tu imponohet atyre si një paketë e gjykuar, e miratuar, vetëm në selinë e PS dhe aleatët e saj të ngrenë dorën e ta miratojnë këtë kurs politik, pa e ditur se çfarë përfaqëson, pa u tërhequr atyre mendimin paraprakisht aq sa ato vlejnë. Pra, ndodhemi në një fazë shumë të rëndësishme që, duke pasur parasysh edhe rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit dhe betejën e ardhshme elektorale të 2013-s, është më se urgjente që opozita të mos bëjë gabimet që ka bërë deri tani, sidomos në mënyrën se si funksionon, si vepron brenda saj, si organizohet si e tërheq mendimin, si e përpunon atë, derisa çon në një qëndrim të përbashkët, të unifikuar, të ratifikuar, jo formalisht në një tavolinë sa për të pirë kafe, por pas debateve dhe diskutimit të mendimeve brenda saj.
Meqenëse jemi tek tryeza opozitare, përvoja e fundit e bashkëpunimit opozitar, koalicioni Aleanca për të ardhmen, mendoni se pati dobësi dhe defekte, gjë që ndikoi dhe në rezultatin e përgjithshëm të opozitës dhe çfarë mund të ishte bërë më mirë?
Unë e kam thënë në mjaft raste jo vetëm në tavolina të ngushta brenda opozitës, por edhe në mënyrë publike që koalicioni opozitar ka një problem të madh konceptual. Ai në substancë nuk konceptohet si koalicion efektiv, një aleancë e njerëzve të barabartë që kanë të drejtë të shfaqin pikëpamjet e tyre dhe të diskutohet me ta për problemet që shqetësojnë opozitën. Deri tani ky koalicion ka qenë formal dhe formalizimi i tij nuk është një gabim i rastit, i një lideri, qoftë ky i kryetarit të PS apo i zëvendësve të tij. Është koncepti i rrënjosur thellë në PS që vjen nga e kaluara e saj dhe vazhdon të ketë rrënjë të thella. Partitë dhe individët e tjerë politikë shihen vetëm si satelitë në funksion të idesë qendrore socialiste, gjithë pushtetin sovjetëve, thoshte Lenini, gjithë pushtetin socialistëve, thotë sot PS. Që nga ky moment nuk mund të ketë kohezion të vërtetë opozitar, ku unë si kryetar i PDS, zoti Gjinushi apo të tjerë në opozitë, të ndihemi se jemi në një familje opozitare dhe se në selinë e PS të na shohin vërtet si partnerë dhe jo si rivalë brenda familjes së majtë, të mos kenë frikë nga fakti se ka dhe të tjerë përveç PS që mendojnë si të majtë, që kanë një personalitet, që duhet bashkëpunuar me ta në mënyrë të ndershme dhe serioze dhe jo sa për të kaluar radhën dhe për të krijuar imazhin e një opozite të rreme dhe që në fakt nuk funksionon si e tillë.
Ky rivalitet që ju thoni, u vu re në terren dhe gjatë zgjedhjeve të 8 majit?
Pa dyshim që u vu re, u vu re që gjatë diskutimit të kandidaturave tona, të cilat u hodhën poshtë me prepotencë nga selia e PS dhe në mënyrë të veçantë nga mjaft njerëz që rrethojnë kryetarin e PS, të cilin e ushqejnë me një frymë antiopozitare, lokaliste, grupore e klanore për interesa të ngushtë. Partia Socialiste duhet të çlirohet nga disa bajraktarë lokalë që i shik

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›