Berisha tregon histori, shmang komentet për Wikileaks
Kryeministri Berisha gjithmonë e më shumë, në mbledhjet e tij ka filluar dhe flet për diktatorët. Këtë gjë ka bërë edhe gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ku është marrë me Enver Hoxhën, i cili, sipas tij, ka qenë frymëzues i të gjithë diktatorëve.
Ndërkohë, Berisha ka lëvduar figurën e mbretit Zog, duke thënë se ai arriti që të ndërtonte një shtet.
Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë nuk ka thënë asnjë fjalë për kabllogramet e Wikileaks.
Këta mizorë dhe diktatorë të viteve të fundit, të cilët tashmë po bien, nuk janë gjë tjetër veçse nxënës të këqinj të demonit dhe diktatorit shqiptar, Enver Hoxha.
Për Enver Hoxhën ka një histori të tërë të shpifur dhe të trilluar dhe akoma shqiptarët dhe bota nuk kanë veprat e barbarive të tij.
Mbreti Zog ndërtoi shtet dhe mbretëri dhe nuk e bazoi atë në luftën e klasave. Ndërtoi një shtet, në një kohë kur elementet aventuriere, që donin me pyka dhe qyta të përmbysnin çdo javë një qeveri, nuk ishin të paktë. Vendosi ligjin.
Duhet të ngrejmë një muze sa më parë në Spaç, pasi simbolizon të gjithë egërsinë e diktaturës.
Në Shqipëri nuk pati hakmarrje, pasi komunistët japin intervista kundër qeverisë, ka qenë një pjesë e shkurtër e fjalimit të Berishës.